Tetë bakteret më të rrezikshme në botë

tete bakteret me te rrezikshme ne bote








































Bakteret janë kudo. Disa prej tyre janë të padëmshme, të tjerat janë të dobishme, dhe ka nga ato që janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe rezistente ndaj antibiotikëve.

p

Miliona njerëz vdesin çdo vit nga infeksionet bakteriale, edhe pas përdorimit të antibiotikëve.

Kjo për shkak se barnat shpesh nuk janë më efektive pasi bakteret janë bërë më rezistente.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rezistenca ndaj antibiotikëve në baktere shkaktoi afërsisht 1.27 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2019.

Bakteret vlerësohen në bazë të disa kritereve të përcaktuara nga OBSH dhe më pas renditen sipas rendit të rrezikut. Lista e OBSH-së 2024 përfshin 24 baktere, ku 8 prej tyre dallohen.

1. Klebsiella pneumoniae

Lloji Klebsiella gjendet në zorrët dhe feçet e njeriut. Klebsiella pneumoniae shkakton pneumoni infeksione dhe palgë më trup. Nëse futet në sistemin nervor, mund të shkaktojë meningjit.

2. Escherichia coli – E. coli

Ashtu si bakteret Klebsiella, E. coli zakonisht gjendet në zorrët e njerëzve dhe kafshëve si dhe në mjedis, ushqim dhe ujë. Edhe pse shumica e llojeve të E. coli janë të padëmshme, disa shkaktojnë diarre, infeksione të traktit urinar dhe pneumoni. E. coli është rezistent ndaj cefalosporinave dhe karbapenemeve të gjeneratës së tretë.

3. Bakteri Acinetobacter baumannii

Acinetobacter baumannii është ndoshta specia më e rëndësishme e acinetobacter dhe shoqërohet me infeksione të marra nga spitali, veçanërisht në pacientët me imunitet të dobët. Është gjithashtu rezistent ndaj karbapenemeve.

4. Mycobacterium tuberculosis

Mycobacterium tuberculosis shkakton tuberkuloz (TB), një infeksion bakterial potencialisht fatal i mushkërive. Disa janë multirezistente. Në vitin 2023, tuberkulozi shkaktoi 1.25 milionë vdekje, duke e bërë atë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve nga infeksionet.

5. Salmonella Typhi

Salmonella Typhi shkakton tifo, një sëmundje e rëndë që prek zonat me kushte të këqija sanitare. Është rezistent ndaj antibiotikëve fluorokinolone.

6. Shigella

Bakteret Shigella shkaktojnë diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ato transmetohen përmes ushqimit të kontaminuar, ujit ose seksualisht dhe janë gjithashtu rezistente ndaj antibiotikëve fluorokinolone.

7. Enterococcus faecium

Jeton në florën mikrobike të zorrëve, por mund të shkaktojë infeksione serioze, si infeksione të traktit urinar ose dështim të veshkave – veçanërisht te diabetikët. Bakteri është rezistent ndaj vankomicinës.

8. Pseudomonas aeruginosa

Shkakton infeksione të gjakut, mushkërive dhe traktit urinar, shpesh pas operacionit. Është multirezistent, edhe ndaj karbapenemeve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →