Një nga banorët e lagjes ku ndodhi shpërthimi me tritol në Pogradec ka treguar momentin kur ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në pallat, pranë banesës së ish të dënuarit Meardi Berberi.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë.
Banori u shpreh se kur ndodhi shpërthimi iu duke sikur ra pallati, ndërsa shtoi se “e hëngën më shumë pastruesit, po fshinin të shkretat kur u ranë tullat në kokë”.
“Ishte ora 02:05 se u ngrita për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.
Nga sasia e lëndës plasëse që shpërtheu ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co