The Guardian: Pas rënies së regjimit të Assad, Bullgaria po përpiqet të dëbojë azilkërkuesit sirianë

the guardian pas renies se regjimit te assad bullgaria po perpiqet te deboje azilkerkuesit siriane








































Pas rënies së Bashar al-Assad në Siri, Bullgaria po përpiqet të dëbojë azilkërkuesit sirianë duke i shtyrë ata që të nënshkruajnë dokumente të “kthimit vullnetar”, në disa raste edhe me përdorimin e dhunës.

qender azilkerkuesish

No Name Kitchen (NNK), një organizatë humanitare që punon me emigrantët në Ballkan, ka mbledhur prova të rritjes së ngacmimit të popullit sirian në kufijtë evropianë që kur forcat e armatosura të opozitës siriane rrëzuan familjen Assad, duke i dhënë fund një regjimi të përgjakshëm 54-vjeçar.

Raporti i NNK, i shqyrtuar nga The Guardian, përfshin dëshmi, fotografi dhe dokumente se si Bullgaria po përpiqet të riatdhesojë mijëra azilkërkues sirianë, duke i nënshtruar ata në pyetje të gjera rreth perspektivave të tyre për Sirinë për të justifikuar refuzimin e pretendimeve të tyre.

Prova të mëtejshme u ndanë me NNK nga një OJQ holandeze pro imigracionit, MiGreat, në lidhje me ngacmimin e azilkërkuesve në Holandë.

Mësohet se Austria tashmë po përgatit një program “riatdhesimi dhe dëbimi” në Siri.

Më pak se një javë pas rrëzimit të Asadit, qeveria e vendit e udhëhequr nga konservatorët tha se do t’u ofronte refugjatëve sirianë shumën prej 1,000 euro për t’u kthyer në atdheun e tyre.

Koordinatorja e raportimit të dhunës në NNK, Esme Smithson Swain, tha: “Dëshmitë që kemi marrë nga e gjithë Evropa janë thellësisht shqetësuese. Rënia e regjimit të Assadit ka dhënë një pretekst për shtetet e BE-së për të errësuar politikat armiqësore të migracionit. BE-ja duhet të pranojë se rënia e një diktatori nuk fshin konflikte dekadash”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →