Bota

Thellohet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Libanin jugor. Deklarata shqetësuese kundër planit për ofensivë tokësore në Rafah

thellohet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite ne libanin jugor deklarata shqetesuese kunder planit per ofensive tokesore ne rafah
thellohet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite ne libanin jugor deklarata shqetesuese kunder planit per ofensive tokesore ne rafah

Thellohet bilanci i viktimave nga sulmet e djeshme izraelite në Libanin jugor, duke e çuar numrin e të vdekurve në 13. Këtë e ka bërë të ditur një burim lokal i Kryqit të Kuq, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot, kryeministrat e Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re thanë se ishin “seriozisht të shqetësuar nga indikacionet se Izraeli po planifikon një ofensivë tokësore në Rafah”.

“Një operacion ushtarak” në qytetin jugor të Rripit të Gazës – thuhet në deklaratë – “do të ishte katastrofik. Rreth 1.5 milionë palestinezë po strehohen në zonë, duke përfshirë shumë nga qytetarët tanë dhe familjet e tyre”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts