Thellohet deficiti tregtar në Kosovë/ Ja nga cilat vende importon më shumë mallra?

thellohet deficiti tregtar ne kosove ja nga cilat vende importon me shume mallra
thellohet deficiti tregtar ne kosove ja nga cilat vende importon me shume mallra

Importi i mallrave në Kosovë ka arritur 582 milionë euro në muajin gusht të këtij viti, që është një rritje prej 11. 2 për qind. Ndërsa, vlera e mallrave të eksportit kishte vlerën 83. 5 milionë euro, që është një rritje prej 24 për qind, krahasuar muajin gusht të këtij viti me muajin e njëjtë të vitit 2023.

Sipas këtyre të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës shihet se eksporti dhe importi i mallrave ka dallim të madh në Kosovë.

Sipas këtyre statistikave, deficiti tregtar është 9. 4 për qind në muajin gusht 2024, krahasuar me muajin gusht 2023, raporton KosovaPress.

“Eksporti i mallrave në muajin gusht 2024 kishte vlerën 83,5 milion Euro, ndërsa importi 582,0 milion Euro, që është një rritje prej 24,0% për eksport, si dhe një rritje prej 11,2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas kësaj Agjencie, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 264. 6 milionë euro, ose 45,5 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,1%) dhe Kina (12,9%)”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15,9% e përbëjnë produktet minerale; 14,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë mjetet e transportit; etj.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; etj.

ASK bën të ditur se eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,8 milionë euro, ose 18,9%.

“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,1%) dhe SHBA (2,2%)”.

Këtë herë, për muajin gusht ASK nuk ka treguar për importet e prej vendeve të BE-së dhe raportet tregtare me vendet e CEFTA-s.

Në korrik eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,4 milion Euro, ose rreth 30,8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19,4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,6%), Italia (3,58), Holanda (2,4%), etj.

Po ashtu në korrik importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 270,9 milion Euro, ose 46,6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,9%), Italia (6,8%), Greqia (4,5%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Në korrik Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 45,0 milion Euro, ose 52,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 63,1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (21,9%), Maqedonia e Veriut (16,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (5,8%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 66,7 milion Euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (1,5%)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →