“Thellon varfërinë”- Meta reagon nga qelia për buxhetin: 112.3 miliardë lekë më shumë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike

thellon varferine meta reagon nga qelia per buxhetin 112 3 miliarde leke me shume per vjedhje me rruget e florinjta e investimet gjoja publike








































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025, duke thënë se thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve.

ilir meta

Reagimi i Metës:

Buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve, është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm.

Vetëm 170 lekë në muaj mbështetje për pensionistët dhe plot 777.2 miliard lekë për projektet korruptive PPP.

0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncensionare.

Jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve me -9.2% për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskashme dhe plot 75.1 miliard lekë ose një rritje me 3.9% të shpenzimeve operative të luksit.

0% fonde shtesë për kategorinë e të papunëve (numri i të cilëve është në rritje).

Jo vetëm 0% fonde shtesë për kujdesin social por përkundrazi ulje të fondeve të shtresave në nevojë me 7.3% dhe ndërkohë 11,7% rritje ose 112.3 miliard lekë për vjedhje me rrugët e florinjta e investimet gjoja publike, që në fakt janë gropa septike korruptive.

Ulet buxheti i kujdesit social nga 29.66 miliard lekë në vitin 2024 në 27.50 miliard lekë në vitin 2025, kur ndërkohë për shpenzimet korruptive të Qeverisë, përfshi udhëtimet me charter privat të Edi Ramës, do të harxhohen 532.3 miliard lekë.

Në rritje do të jenë shpenzimet për pagesën e principalit të borxhit (të marrë për t’u vjedhur) që do të arrijë shifrën rekord në vitin 2025 në 103.1 miliard lekë nga 45.4 miliard lekë në vitin 2024.

Për vitin 2025 çdo qytetar i Republikës përfshi dhe çdo pensionist do të paguajë 698 Euro për interesat dhe principalin e borxhit publik, kur ndërkohë indeksimi i pensionit për një vit është vetëm 21 Euro.

Aktualisht 3.3 miliard euro vidhen çdo vit nga korrupsioni skizofrenik i Edi Ramës dhe çetës grabitqare të “Rilindjes”, zhvatje që pritet të thellohet vitin e ardhshëm.

Partia e Lirisë nesër në qeverisje, në 4 vjet, vetëm duke mbledhur mbi 13 miliard euro shtesë të ardhura, e ka të  garantuar plotësisht zbatimin e 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus:

1️⃣. Ndalimin e shpopullimit.

2️⃣. Dyfishimin e pagave dhe pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

3️⃣. Arsimin dhe investimin tek kapitali njerezor:

4️⃣. Rritjen e prodhimit bujqësor, ushqimit dhe uljen e kostos së jetesës.

5️⃣. Shqipëria, fuqi eksportuese.

Partia e Lirisë, ka një mision patriotik, mision që i shërben Shqipërisë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar. 🖐️🇦🇱✅

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →