Thesari i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar sanksione të reja në lidhje me Iranin. Sanksionet synojnë katër kompani me bazë në Iran dhe Hong Kong për ofrimin e materialeve dhe teknologjisë për programet e raketave balistike dhe dronëve të Iranit dhe një firmë me bazë në Hong Kong për shitjen e mallrave iraniane.
Gjashtë zyrtarë nga Komanda Elektronike Kibernetike e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit janë sanksionuar gjithashtu për aktivitete keqdashëse kibernetike kundër infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë, tha Thesari.
Sipas sanksioneve, të gjitha pronat që u përkasin subjekteve dhe individëve të caktuar që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose bien nën kontrollin e SHBA-së janë të bllokuara.
Individët ose kompanitë amerikane në përgjithësi janë të ndaluar nga transaksionet që përfshijnë pronën e atyre që janë sanksionuar.
Kujtojmë se, Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një përgjigje ndaj një sulmi me dron në një bazë ushtarake në Jordani të dielën, i cili vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe plagosi të paktën 40 të tjerë.
Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar për sulmin militantët e mbështetur nga Irani.
Më herët, presidenti i Iranit tha se vendi i tij nuk do të fillojë një luftë, por do t’i “përgjigjet fuqishëm” kujtdo që e ngacmon atë.
“Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na ngacmojë do të marrë një përgjigje të fortë”, tha Ebrahim Raisi në një fjalim televiziv.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co