Edhe pse vitet kanë kaluar, Luljeta Bozo vazhdon të ndjekë pasionet e saj, të cilave ua delegon meritat e shëndetit. Ajo është 82 vjeçe, por me një energji të habitshme, të cilën thotë se ia jep kryesisht noti.
Ky sport aq i dashur për të është një dashuri e hershme që ka nisur prej moshës 4-5 vjeçare dhe nuk ka pasur kurrë shkëputje prej tij. Madje, Bozo tregon në “Rudina” në Tv Klan se nuk e ndali notin as kur theu këmbën një vit më parë dhe ishte pikërisht ky sport që përshpejtoi shërimin.
Luljeta Bozo: Nga noti arrita që në këtë moshë, se para një viti theva këmbën në dy vende.
Rudina Magjistari: Para një viti keni thyer këmbën në dy vende?
Luljeta Bozo: Po, këmbën e djathtë e theva, kockën e gjatë dhe nyjen poshtë dhe unë jam normal, eci normal.
Rudina Magjistari: Sporti vazhdon po njësoj?
Luljeta Bozo: Nga noti.
Rudina Magjistari: Vetëm prej notit…
Luljeta Bozo: Pasi ngjitet kocka që unë pranova metodën tradicionale ose klasike që quhet, gjithmonë ka dhënë rezultat, nuk pranova të vija hekura, vida në këmbëse ishte nyja poshtë. Me allçi, por bëra një sakrificë të madhe sepse 6 javë isha pa lëvizur fare nga krevati, 4 javë të tjera që më liruan gjurin, kisha mundësinë të ecja me atë pi-në. I kisha vënë detyrë vetes që brenda 3 javëve unë do të filloj të eci, ditën e parë kam bërë vetëm 1 metër, ditën e dytë kam bërë 2, pastaj ditën e tretë filloi një çikë më shumë dhe i bija shtëpisë vërdallë me pi-në, derisa arrita që të zbres shkallët, se duhej patjetër të zbrisja shkallët, në shtëpinë time ku rri. Vajta te vajza gjithë këtë kohë, nuk kam ashensor dhe shkallët nuk i ngjisja dot. Kur arrita të zbres dhe ngjis një kat te vajza, atëherë ika në shtëpinë time dhe fillova menjëherë notin. Ishte mars, nuk bëje dot not në mars. Ama në mars unë futesha deri te gjuri dhe bëja ecje në ujë, në det dhe ma rregulloi këmbën menjëherë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co