Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe lëvizte me kanabis e thikë me vete, përfundon në pranga 24-vjeçari

theu masen e arrestit ne shtepi dhe levizte me kanabis e thike me vete perfundon ne pranga 24 vjecari
theu masen e arrestit ne shtepi dhe levizte me kanabis e thike me vete perfundon ne pranga 24 vjecari

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

Blutë njoftojnë se i riu theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërkohë që u lokalizua dhe prangos në zonën e Saukut.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: 

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, posedonte lëndë narkotike cannabis dhe mjet prerës (thikë), kapet në flagrancë dhe ndalohet 24-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për vënien përpara përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve.

Si rezultat i kontrolleve, u kap në Sauk, shtetasi S. I., 24 vjeç, banues në Peqin.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari kishte thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →