Thika në zemër i mori jetën 24-vjeçarit/ Dënohen me burgim dy vëllezërit shqiptarë që vranë bashkatdhetarin në Itali (EMRAT)

thika ne zemer i mori jeten 24 vjecarit denohen me burgim dy vellezerit shqiptare qe vrane bashkatdhetarin ne itali emrat








































Drejtësia italiane ka dënuar me  nga 18 vite burg për secilin, dy vëllezërit shqiptarë që vranë me thikë bashkatdhetarin e tyre në Itali, ngjarje kjo e ndodhur më 23 korrik të vitit 2023.

Ilmi dhe Klinton Rapikaj
Ilmi dhe Klinton Rapikaj

Vëllezërit me origjinë shqiptare Klinton dhe Ilmi Rakipaj, përkatësisht 20 dhe 25 vjeç u dënuan me 18 vjet burg, nën akuzën për veprën penale “vrasje me dashje” të 24-vjeçarit Albert Deda.

Gjithashtu ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, pasi atë ditë plagosën me thikë dy të rinj shqiptarë të moshës 26 dhe 28 vjeç.

Më 23 korrik 2023 dy vëllezërit, me banim në via Dorighello në rrethin Forcellini të Padovës, në kulmin e një debati goditën me thikë në zemër 24-vjeçarin Albert Deda dhe plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.

Sherri mes të rinjve filloi brenda një banese, e cila degjeneroi në agresion dhe kulmoi, me goditjen me thikë fatale të njërit prej personave të përfshirë..

Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën të nesërmen nga policia rrugore e Palmanova në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →