Situata te Bajerni i Mynihut nuk është aspak e mirë pas humbjes me rivalët e Leverkusen. Bavarezët tashmë janë 5 pikë pas vendit të parë dhe shanset për të mbrojtur titullin janë zvogëluar. Tifozët bavarezë kanë protestuar pranë qendrës stërvitore, duke kërkuar largimin e trajnerit Tuchel.
Pas këtyre ngjarjeve, tabloidi prestigjioz gjerman “Bild” raporton se Jose Mourinho është i gatshëm të marrë “frerët” e Bajerni të Mynihut në këtë pikë të sezonit. Portugezi, pas shkarkimit nga ekipi i Romës, ka mbetur pa punë dhe është në kërkim të aventurës së re profesionale.
Mourinho ka flirtuar edhe më parë me Bajernin, por mbeti në tentativë. Informacione të tjera bëjnë me dije se portugezi po mëson gjermanisht, pavarësisht se koha është shumë e shkurtër.
Por fakt është se bordit drejtues nuk i pëlqen plani taktik i Mourinhos, i cili fokusohet në fazën defensive, ndërsa bavarezët mbartin si filozofi identifikuese lojën sulmuese, duke shënuar gola. Koha është në favorin e Tuchel për momentin, pasi Bayern është i impenjuar në Champions të mërkurën dhe nuk mund të bëhen ndryshime të shpejta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co