Thyhet siguria/ Çimkë në dhomën e “Djajve”, përgjohet fjalimi i Ten Hagut

thyhet siguria cimke ne dhomen e djajve pergjohet fjalimi i ten hagut





































Siguria është forcuar rreth Mançester Junajtidit, pasi një çimkë u zbulua në dhomën e zhveshjes së ekipit pas ndeshjes së tyre me Aston Vilën. Shkelja e çuditshme e sigurisë supozohet se është bërë për të regjistruar Erik ten Hagun, teksa ai mbante një fjalim përpara ekipit në dhomën e zhveshjes në “Villa Park” përpara përballjes së tyre të fundit në Premier Ligë fundjavën e shkuar.

ten hag

Udhëzimet për ekipin e holandezit thuhet se janë dëgjuar “qartë” nga njeriu që ka bërë rrengun. Lajmi është zbuluar nga “The Sun”, ndërsa njeriu që ka kurdisur të gjithë këtë ka përdorur një telefon kinez që ka një opsion ku mikrofoni i tij mund të aktivizohet nga distanca, duke telefonuar nga një pajisje tjetër. Megjithatë, burimi tha se shakatari i këtij rrengu e kishte bërë këtë vetëm për t’u tallur dhe se asgjë e keqe nuk fshihej pas.

Aston Vila – Kjo shkelje e sigurisë e ka vendosur skuadrën e Ligës së Kampioneve, Aston Vila, në qendër të vëmendjes, pasi nisi një hetim se si mund të ndodhte kjo thyerje e sigurisë në zemër të klubit. Pretendohet se celulari është gjetur i ngjitur larg rrezes së syrit, në dhomën e zhveshjes së “Djajve të Kuq”. Thuhet se provokatori ka mashtruar sigurinë për të hyrë në dhomën e zhveshjes, madje pretendohet se është kthyer në “Villa Park” një javë më vonë për të marrë pajisjen.

Pajisja nuk u gjet kur stafi i Junajtid përgatiti dhomën e zhveshjes përpara ardhjes së lojtarëve. Thuhet se personi që bëri rrengun, e kishte telefonuar pajisjen vetëm kur e dinte se Ten Hag ishte në dhomën e zhveshjes dhe e dinte se skuadra mike do të ishte atje duke bërë rutinën e tyre para ndeshjes.

Rrëfimi – Burimi tha për “The Sun”: “Do të bëhen pyetje serioze se si u lejua të ndodhte kjo. Për fat të mirë, nuk kishte asgjë të keqe në këtë incident. Ishte thjesht një rreng nga një tifoz i Mançester Junajtid, i cili ishte treguar pak idiot dhe dëshironte të dëgjonte se çfarë thuhej brenda atyre katër mureve”. Ai shtoi: “Padyshim që do të jetë shkak për shqetësim se si ata arritën të futeshin në dhomën e zhveshjes, në një nga klubet më të mëdha të Premier Ligës, vetëm disa ditë përpara një ndeshjeje”.

Ky incident ndodhi pasi trajneri i Shefilld Junajtidit, Kris Uajlder, shprehu tronditjen dhe pikëllimin e tij për vdekjen e ish-lojtarit të tij Xhorxh Baldok, i cili ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare. Baldok, një ish-mbrojtës i Shefilld Junajtid, u gjet i vdekur në një pishinë në shtëpinë e tij në Athinë, të mërkurën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →