“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty…”- Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, bashkëshortja e tij i dedikon fjalët prekëse: Do të dua çdo ditë derisa të takohemi serish, drita e çdo rrugëtimi tim

ti e dije qe jeta ime ska kuptim pa ty ndarja nga jeta e gerti bogdanit bashkeshortja e tij i dedikon fjalet prekese do te dua cdo dite derisa te takohemi serish





































Edlira Çepani ka reaguar sërish për ndarjen para kohe të bashkëshortit të saj, ish deputetit të PD, Gerti Bogdani.

edlira cepani gerti bogdani

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Edlira ka prekur me fjalët e saj dedikuar bashkëshortit të ndjerë, duke thënë se do ta dojë derisa të takohen sërish.

“Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim”, shkruan Edlira Çepani.

Reagimi i plotë

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurinë tende për jetën, per këshillën e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →