00:30 – 14.02.2024
Vëllai i Madh i ka bërë një surprizë të bukur Julit, duke i organizuar një takim me bashkëshorten, Armandën, për Shën Valentin.
Juli u përlot nga surpriza e bashkëshortes, e cila i tha se e do fortë dhe se ai është fitues. Megjithatë, Armanda nuk u largua pa thënë edhe fjalën e fundit, ndërsa iu drejtua dy banorëve të cilët kanë debatuar ashpër me Julin duke thënë: Egla, çfarë ke me mbathjet e burrit tim. Meriton, çfarë ke me sytë e burrit tim.
Juli më ka çuditur sepse e dëgjojnë shoqet te puna dhe më pyesin: “Pse kaq i urtë është sepse ti na ke thënë që…”.
Juli: Lëre se e dëgjon Arbri tani dhe thotë pse kaq i urtë. Arbri nuk është e vërtetë kjo, janë skema, skema.
Juli më ka befasuar, më ka pëlqyer me maturinë që ka treguar deri tani përveç dy tre rasteve që ka shkuar deri në ekstrem…
Ledioni: Jo, meqënse është Shën Valentin e kisha në sensin, a të është dukur sikur është sjell mirë me vajzat e shtëpisë?
Armanda: Ahh, këtë nuk e vë në dyshim fare.
Juli: Ledion, se ta shpjegoj unë këtë. Ajo as nuk e di se ku është fare, por do të zgjohemi kur të dalim nga shtëpia.
Armanda: Ji më energjik, më këmbëngulës dhe më i zhurmshëm, edhe pse të thonë që je i zhurmshëm. Ti je ai Jul që je, ashtu të duam.
Ledioni: Armanda është momenti që të lësh Shtëpinë dhe të kthehesh.
Juli: Faleminderit shumë që erdhe. Qenke dobësuar?
Armanda: Po tani, ditë natë pa gjumë, çfarë të bëjmë. Nuk e zëvendësojmë dot gjumin e natës.
Juli: A të rri deri në fund apo jo?
Armanda: Ti e di si dua unë. Ti je fitues, unë të dua shumë.
Ledioni: Faleminderit shumë Armanda që erdhe…
Armanda: Ledjon, para se të iki nuk më pyete nëse do të takosh njeri. Unë dy pyetje kisha për banorët. Egla, çfarë ke me mbathjet e burrit tim. Meriton, çfarë ke me sytë e burrit tim.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co