“Ti nuk di të shijosh jetën”- Deklarata tronditëse e Einxhel Shkirës: Kanë tentuar të abuzojnë s*ksualisht kur isha 15 vjeçe! Nuk e denoncova sepse…

ti nuk di te shijosh jeten deklarata tronditese e einxhel shkires kane tentuar te abuzojne sksualisht kur isha 15 vjece nuk e denoncova sepse





































Moderatorja dhe ish banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se në moshën 15-vjeçare ndaj saj është tentuar të abuzohet seksualisht.

einxhel shkrira

Gjithçka ajo e lidh me profesionin që ka zgjedhur, ndërsa tregon se në moshën 15-vjeçare kur ajo ka marrë pjesë në një aktivitet kanë tentuar të abuzojnë seksualisht.

shkira

Personi në fjalë, të cilin nuk ia përmendi emrin në atë kohë i ka dhënë se “ti nuk di ta shijosh jetën”.

einxhel shkira

“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e shoëbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra. Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale të atyre që ti i ke marrë me mirëbesim. Unë si një person shumë i dedikuar te gjeja që doja të bëja nuk kam qenë as pak e fokusuar të devijoj nga ky rrugëtim.

Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh ndër të tjera Einxhel Shkira nw emisionin Goca dhe Gra.

einxhel shkira einxhel shkira2 einxhel shkira (5) einxhel shkira (6) einxhel shkira (3) einxhel shkira stresi (8) einxhel shkira stresi (7)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →