Pasi dështoi në miqësoren e parë ndaj Kilit, Shqipëria zbret në fushë të hënën në mbrëmje në orën 19.00 ndaj Suedisë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho dëshiron të marrë përgjigjen e duhur nga disa lojtarë, ndërsa pret një lojë të mirë nga skuadra.
Në “Friends Arena” nuk do mungojë mbështetja e tifozëve shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të shikojnë sfidën direkt nga Stokholmi. Sipas shtypit suedez, deri më tani janë shitur rreth 18 mijë bileta.
Kjo ndeshje është cilësuar si mjaft e rëndësishme nga të dyja skuadrat, edhe pse bëhet fjalë thjeshtë për një test miqësor. Favorit në letër për këtë përballje janë të besuarit e Jon Dahl Tomasson, por skuadra e Sylvinhos ka treguar shpeshherë se mund të dalë përtej parashikimeve.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co