Tifozët nisin largimet pas golit të tretë, flakadanët përkthehen në gjobë! Njihuni me pikantet e Vllaznia-Valur

tifozet nisin largimet pas golit te trete flakadanet perkthehen ne gjobe njihuni me pikantet e vllaznia valur scaled



































Nisur nga trazirat që ndodhën para një jave në Islandë, ndeshja e kthimit mes Vllaznisë dhe Valurit në Shkodër u vlerësua shumë nga UEFA. Gjithsesi, gjithçka u mbyll brenda rregullave, ku vetëm në fund tifozët hodhën flakadanë në fushë. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë disa nga pikantet dhe të veçantat e ndeshjes:

Ceremonia para ndeshjes për Lek Koçobashin

– Drejtuesit e klubit nderojnë ish-futbollistin Lek Koçobashi në 80 vjetorin e tij të lindjes. Kryetari i bashkisë i dorëzoj një pllakatë mirënjohje ish-futbollistit. Ndërsa presidenti Alban Xhaferi i dorëzoj fanellën kuqeblu me numrin 80, aq sa vitet që mban mbi shpatulla Lek Koçobashi.

– Sapo Vllaznia pësoi golin e tretë në minutën e 36-të, një pjesë e tifozërisë, sidomos ajo që ishte e pranishme në tribunën përkarshi, filluan të lënë stadiumin.

– Nuk rrezatoi dot tifozëria “Vllaznit Ultras” dhe në të 87-ën minutë hodhën flakadan nëfushën e lojës. Loja u ndërpre nga arbitri, pasi duhej spastruar fusha dhe tifozët u paralajmëruan se duhet të qetësoheshin. Padyshim Vllaznia do të përballet me një gjobë të majme nga UEFA, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë, që janë të palejueshme.

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →