Bota Sport

Tirana, 400 mijë euro për të zhbllokuar merkaton e verës! Bardheblutë nisen sot drejt Gjeorgjisë

tirana 400 mije euro per te zhbllokuar merkaton e veres bardheblute nisen sot drejt gjeorgjise



































Klubi Tirana ka shpenzuar rreth 400 mijë euro për të ndërtuar bardheblutë nga e para.tirana“Panorama Sport” mëson se nga ndeshja e fundit në Superiore e deri tani kryeqytetasit kanë paguar 200 mijë euro, duke zhbllokuar merkaton për të regjistruar lojtarë të rinj. Kështu, është paguar Tim Vairinen dhe Kristijan Toshevski, por edhe trajneri Orges Shehi.

Të gjithë kanë marrë detyrimet. Bardheblutë nuk janë ndalur këtu, pasi, 200 mijë euro ka kushtuar operacioni për ndryshimin rrënjësor të ekipit, duke filluar nga drejtori e deri te 13 lojtarët. Një lëvizje për të bërë skuadrën nga e para. Një investim që do të vazhdojë pasi në këtë 200 mijë eurosh futen edhe pagesat e fazës përgatitore apo Europa. Me një llogari të thjeshtë, bardheblutë, pa nisur sezoni kanë investuar 400 mijë euro. Dhe surpriza në merkato do të ketë…

FORMACIONI – Bledi Shkëmbi mendon për formacionin në ndeshjen e parë në Gjeorgji. Me Tiranën tashmë të plotësuar në organikë, Shkëmbi ka mundësi të zgjedhë mes shumë lojtarëve. Gjithsesi, zor se lojtarët e rinj, Zharmuni, Dembele apo Abah do të jenë në fushën e lojës. Në portë i zakonshmi Selmani. Do të jetë një mbrojtje me pesë lojtarë, që ka dy krahë Arhan dhe Përgjoni. Në qendër Kola, Meta, Mici. Dembele, Gjumsi dhe Lleshi do të jenë alternativa të tjera.

Në mesfushë është salduar dyshja, Soler dhe Jonuzi, ndërsa në këtë repart, lista e pritjes është shumë e gjatë, Markunë, Tolën, Jakun e me radhë. Sulmi është reparti tjetër shumë i populluar. Për tre pozicione janë në lojë disa lojtarë. Bajroviç dhe Haxhiu do të luajnë, por në pritje janë Zharmuni, Ndreca, Prengaj, Nikqi, Abah. Në fakt, bardheblutë tani mund të thuhet se janë një skuadër e plotësuar me lojtarë. Në ekip pritet vetëm një qendërsulmues nga Franca. Skuadra do të vlerësohet në ndeshjet e Europës dhe më pas do të shihet nëse do të duhen më përforcime apo jo.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts