Bota

“Tirana është bërë bazë turistike shumë e fuqishme”- Rama: E paimagjinueshme, në gusht iknin të gjithë, por tani edhe zonat malore janë plot

tirana eshte bere baze turistike shume e fuqishme rama e paimagjinueshme ne gusht iknin te gjithe por tani edhe zonat malore jane plot





































Kryeministri Edi Rama është shrehur se Tirana është kthyer në një bazë turistike shumë të fuqishme në vend.

edi rama1

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ishte e paimagjinueshme deri para pak vitesh pasi në muajin gusht në kryeqytet s’kishte këmbë njeri.

Ndërsa theksoi se tashmë edhe zonat malore janë plot me turistë.

“Tirana është bërë një bazën turistike shumë e fuqishme, e paimagjinueshme deri pak vite më parë ku në Tiranë në gusht iknin të gjithë dhe nuk kishte këmbë njeriu, por zonat e thella, malet janë plot.

U krijua volumi i madh, u krijua edhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone, shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e punës së tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit.

Do të duhet dhe do ta fillojmë me bashkitë që të marrin hapësira dhe të vendosin bashkitë çadra dhe aty ku është e arsyeshme, edhe shezllone, por me çmim tavan të arsyeshëm për njerëzit që vijnë. Është e rëndësishme që edhe dy pensionistë të shkojnë në plazh dhe të rrinë me çmim të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të vijnë me çadrat e tyre, të paguajnë një shumë minimale për pastrimin, duhet çliruar kjo mushkëri e detit dhe e rërës nga gjithë këto insekte që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto sjellin rritje”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts