Tirana, me lëvizjet më të shumta në merkato

tirana me levizjet me te shumta ne merkato

































Tiranë është skuadra, e cila në këtë merkato vere ka qenë jashtëzakonisht aktive. Kështu, skuadra bardheblu si fillim ndërroi gjithë stafin teknik me në krye Bledi Shkëmbin dhe ndihmësit e tij.

tirana

Më pas grupi bardheblu afroi disa lojtarë, duke filluar nga Akileu Ndreca, i cili nuk është prezantuar ende, Arhan Isuf, Qëndrim Ismajli, Edison Kola, Aldi Gjumsi, Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj, Henri Marku, Ian Soler. Me skuadrën ishte edhe Patrik Treni, por ky i fundit u përplas me Bledi Shkëmbin dhe prishi marrëveshjen e me klubin e Tiranës. Në skuadër janë nëntë afrime, të cilat janë jo pak për një skuadër që deri dje ishte bosh.

Ekipi, nga ana tjetër, deri tani ka larguar tetë lojtarë me peshë. Rinovoi me dyshen Përgjoni-Mici, ndërsa të larguarit janë Erjon Hoxhallari, Bruno Lulaj, Kristal Abazaj, Ardit Deliu, Regi Lushkja, Patrik Robson, Filip Najdovski, Liridon Latifi. Gjithsesi, nga kjo skuadër vetëm një futbollist mund të jetë sërish në ekip dhe ai është Filip Najdovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →