Tirana rrezikon Evropën, një tjetër lojtar padit klubin për detyrime të pashlyera

tirana rrezikon evropen nje tjeter lojtar padit klubin per detyrime te pashlyera
tirana rrezikon evropen nje tjeter lojtar padit klubin per detyrime te pashlyera

Tirana duhet të ndërhyjë shpejt për të zgjidhur çëshjen e merkatos nëse do të marrë licencën për në Europë, sipas rregullave të vendosura nga UEFA, e cila kërkon që të gjithë klubet të kenë shlyer detyrimet e tyre.

Nëse deri në 31 janar të këtij viti ishin dy lojtarët, të cilët kishin bllokuar afrimet te bardheblutë dhe për rrjedhojë Tirana nuk regjistroi asnjë të afruar, këtë mars lojtarët janë bërë tre. Në sistemin e menaxhimit të merkatos së klubeve që kanë detyrime, tani janë tre lojtarë që kanë bllokuar Tiranën. Regjistrimi i fundit është kryer më 21 shkurt.

Edhe pse nuk ka emër se cilit lojtari i takon ky bllokim. Fakt është që Fagu dhe bardheblutë, duhet t’i shkojnë deri në fund aventurës së tyre si në Kupë dhe në Superiore me lojtarët aktualë. Skuadrës i janë larguar deri tani janë Hasani, Hila, Kaina, Doka, Qefalija, Ballhysa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →