![Tirana shmang disfatën në Gjeorgji, aventura europiane nis me barazim 2 tirana shmang disfaten ne gjeorgji aventura europiane nis me barazim](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/tirana-shmang-disfaten-ne-gjeorgji-aventura-europiane-nis-me-barazim.jpg)
Tirana e ka nisur me rezultat pozitiv aventurën europiane. Në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League, ekipi i Shkëmbit barazoi 1-1 ndaj Torpedo Kutaisi, në Stadion Ramaz Shengelia (Kutaisi).
Në pjesën e parë, vendasit gjeorgjian dominuan, duke u vendosur në kërkim të golit. Në minutën e 22-të, autogoli i Micit i dhuroi epërsinë ekipit të Kean. Në të 39-tën, Mici provoi nga distanca, e menjëhershme ishte përgjigja e portierit. Në të 47-tën, tentoi Përgjoni, pa rezultat. Në fundin e sfidës, ishte Haxhiu që vendosi ekuilibrat, duke dërguar në festë bardheblutë.
Skuadra që do të kualifikohet do të vendoset në aktin e kthimit, në Shqipëri. Tirana-Torpedo, do të zhvillohet me 18 korrik!
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co