Tirana, tekniku Shkëmbi pas derbit: Komplimentoj skuadrën, por s’po më pëlqejnë barazimet

tirana tekniku shkembi pas derbit komplimentoj skuadren por spo me pelqejne barazimet
tirana tekniku shkembi pas derbit komplimentoj skuadren por spo me pelqejne barazimet

Tekniku i Tiranës, Bledi Shkëmbi analizoi barazimin pa gola në derbi ndaj Partizanit.

“Nuk i përgjigjem më pyetjes për ardhjen e fitores. Komplimentoj çunat, bënë ndeshje mjaft të mirë, derbi i parë për shumicën, mendoj se ishim superiorë.  

Nuk shikoj ngërç te sulmuesit. Sot është normale edhe po mos shënosh. Jam i kënaqur me sulmuesit, edhe pse mund të kishin bërë diçka më shumë. Ndeshja derbi është më thellë. Më shumë problem kemi pasur mospërqëndrimin. Sot e patëm në çdo sekondë përqëndrimin. 

E bëmë pak herë me Micin dhe Kolën, daljen me qendërmbrojtësit. Ishte direktivë e imja për të qenë më të kujdesshëm. Shpejtësia e futbollistëve të Partizanit, mund të na vinte në vështirësi. Kur mund të kishim mundësi duhet ta bënim. Por për meritë edhe të kundërshtarit nuk e bëmë dot.  

Deri para kësaj ndeshje mendoj që kemi bërë mirë. Sot ishte dhe pak rëndesë psikologjie. Sulmuesit në 30 metrat e fundit kishin një ngërç.  

Nuk jam tip që emocionohem shumë, ishte diçka ndryshe nga ndeshjet e tjera, por isha i qetë. Barazimet s’po më pëlqejnë më, vërtet u bëmë pak si shumë. Kemi parë skuadra që me 10-11 barazime kanë dalë edhe kampionë”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co