Tirana do të bëjë edhe tri goditje të tjera që të jetë “top” për sezonin e ri. Kështu, është parë e udhës që skuadra të përforcohet në mbrojtje dhe sulm.
Lojtarët do të jenë me peshë dhe nëse arrihet qëllimi ekipi me këto blerje do të jetë i kompletuar. Është fakt që nga titullarët e padiskutueshëm të sezonit të shkuar kanë mbetur tre lojtarë. Bëhet fjalë për Jonuzin, Përgjonin dhe Haxhiun. Të tre kanë luajtur mbi 2000 minuta në fushë dhe janë titullarët e padiskutueshëm.
Shto këtu edhe Kozin, Metën, Micin dhe Abdullahun, të cilën luajtën, por jo më shumë sesa 1300 minuta, Tirana ka spastruar gjithë ekipin. E çuditshme apo jo, nga sezoni i titullit kampion, titullari i vetëm i skuadrës është Florjan Përgjoni. Ky i fundit gjithashtu është edhe kapiteni i ri i bardhebluve.
Një revolucion i madh në ekip për të treguar se ka lindur një Tiranë e re, me një filozofi tjetër. Deri më tani Tirana ka afruar këta lojtarë: Akileu Ndreca, Arhan Isuf, Qëndrim Ismajli, Edison Kola, Aldi Gjumsi, Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj, Henri Marku, Ian Soler, Admir Bajroviç, Mahamadu Dembele, Abel Abah dhe Ualid Zharmuni.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co