Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”. Lewandowski dhe shokët e tij kaluan në çerekfinale të Championsit duke eliminuar Napolin, fituan ndeshjen e parë me PSG-në, si dhe kanë krijuar një vazhdimësi rezultatesh pozitive në La Liga, por Reali mbetet ndjeshëm i shkëputur. Por pse? Çfarë ka ndodhur me Barcelonën që kur Xavi zyrtarizoi lamtumirën e tij?
“Pas vendimit tim, ishte më shumë qetësi në mjedis. Ishte një vendim i mençur. Ne fituam qetësi, prandaj jemi këtu ku jemi. Përndryshe, do të kishte qenë më e vështirë. Me vendimin e marrë, isha i sigurt se do të arrinim në këtë pikë”, u shpreh Xavi duke bërë më pas një koment në lidhje me përballjen ndaj Real Madrid, El Clasicon që vjen javën e ardhshme:
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të luftojmë deri në fund për titullin në La Liga, por nëse dështojmë përballë Cadiz, atëherë El Clasico nuk do të kishte asnjë vlerë. Për mua, përballë Cadiz luajmë titullin”, u shpreh Xavi
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co