Një grua është plagosur këtë mëngjes në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi rastin për Telegrafin, derisa bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.
Më tej, Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, potencoi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co