Bota

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Apeli rrëzon Gjykatën e Lezhës: I hap rrugë regjistrimit si pronë shtet

tjetersimi i pronave te rana e hedhun apeli rrezon gjykaten e lezhes i hap rruge regjistrimit si prone shtet































Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, duke i hapur rrugë regjistrimit si pronë shtet të sipërfaqeve që u tjetërsuan tek Rana e Hedhun në Shengjin, e për të cilin u dënuan disa zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

lEZHE
Gazetari Elidon Ndreka raporton për News 24 se Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë të kalimit në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.304 datë 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 date 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt të procedimit penal nr.671 të vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mijë metra katror.

Rana-e-Hedhun2

Më herët, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit Ilir Perdeda kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për kthimin e kësaj siperfaqeje në favor të shtetit, por tashmë është Apeli që i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts