Tmerr në Gjermani/ Burri sulmon njerëzit me acid, 9 të plagosur

tmerr ne gjermani burri sulmon njerezit me acid 9 te plagosur
tmerr ne gjermani burri sulmon njerezit me acid 9 te plagosur

Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum.

Policia lokale tha se një burrë “hyri në kafene rreth orës 15:25. dhe derdhi një lëng acid mbi një mysafir të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme” duke e lënë viktimën “të plagosur rëndë”.

Një kamariere dhe një grua e ulur pranë burrit u plagosën gjithashtu, si dhe katër oficerë policie dhe dy zjarrfikës, pasi u thirrën në vendngjarje.

Agresori u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas. Policia thotë se motivi është i paqartë dhe hetimet po vazhdojnë.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →