Një skenë tmerri u zbulua në Kentaki ditët e fundit, pasi autoritetet policore arrestuan një grua, pasi një trup i copëtuar u gjet në oborrin e shtëpisë së nënës së saj, dhe më pas oficerët gjetën edhe mbetje njerëzore në një tenxhere.
Një burrë që bënte punë në shtëpinë në Mount Olivet, rreth 50 milje në juglindje të Cincinnati, thirri autoritetet të mërkurën pasi gjeti trupin në oborrin e shtëpisë, tha Policia e Shtetit të Kentakit.
Policia mori një urdhër kontrolli për shtëpinë dhe thirri një ekip të posaçëm, por një grua brenda shtëpisë, 32-vjeçarja Torylena Fields, refuzoi t’i përgjigjej kërkesës së oficerëve për të dalë jashtë për t’u marrë në pyetje. Më në fund, pas negociatave, 32-vjeçarja ka dalë nga banesa, me gjak në fytyrë, duar dhe rroba, thuhet në njoftimin e policisë.
A Kentucky woman argued that she was “casting spells” when a body believed to be her mother was found outside the home. A contractor followed drag marks in the grass to find multiple blood-stained items and a dismembered body: https://t.co/cI8SLvSUrs pic.twitter.com/GA1KkvTXee
— Local 12/WKRC-TV (@Local12) October 12, 2024
Fields akuzohet për abuzim të një kufome, ndërhyrje të provave dhe pengim të operacioneve qeveritare dhe mund të përballet me akuza shtesë nëse vërtetohet se ajo vrau nënën e saj, tha policia.
Ndërsa kontrollonin shtëpinë, oficerët gjetën një tenxhere të nxehtë në furrë që përmbante mbetje njerëzore.
Burri që thirri policinë tha se pa Fields dhe nënën e saj, e cila zotëron shtëpinë, kur e vizitoi të martën mbrëma, duke shtuar se askush tjetër nuk ishte aty. Burri i tha policisë se para se të dilte nga shtëpia atë natë, 32-vjeçarja “pëshpëriste magji” dhe besohet se ajo mund të ketë qenë duke përdorur drogë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co