Tmerrohet gruaja në Mitrovicë/ Dhunohet nga bashkëshorti, më pas gërvishtet me thikë

tmerrohet gruaja ne mitrovice dhunohet nga bashkeshorti me pas gervishtet me thike
tmerrohet gruaja ne mitrovice dhunohet nga bashkeshorti me pas gervishtet me thike

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e më pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur më të martën në Mitrovicë të Jugut, rreth orës 12:40.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co