Viti 2022 ishte një vit i paharrueshëm për aktorin e njohur Tom Cruise falë suksesit të vazhdimit të Top Gun. Jo vetëm që ishte filmi me fitimet më të larta të vitit të kaluar, por edhe filmi më i suksesshëm i yllit të Hollywood-it, duke e katapultuar atë në krye të listës së aktorëve më të paguar të vitit 2022.
Vlen të theksohet gjithashtu se Cruise vuri në dukje edhe planin e tij për t’u bërë aktori i parë që xhironte në hapësirë. Nuk duhet të jetë për t’u habitur që shtëpitë e produksionit dhe markat luksoze janë të prirura të punojnë me të dhe duan të përfitojnë nga ‘zhurma’ rreth aktorit 60-vjeçar. Megjithatë, Bugatti mund të mos jetë një prej tyre. Prodhuesi francez e ka futur në listën e zezë Tom Cruise, ai nuk mund të blejë super makinat luksoze dhe arsyeja e dukshme pas kësaj nuk është vetëm e pazakontë, por edhe ndoshta e pakuptimtë.
Epo, duke u kthyer pas në kohë, Tom Cruise ishte një nga të famshmit e parë që bleu një Bugatti Veyron në vitin 2005, të cilin thuhet se e bleu duke paguar afro një milion dollarë. Blerja e makinës nga Tom Cruise në atë kohë si një nga klientët e saj të hershëm ishte një nxitje e madhe publiciteti për Bugatti-n.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 2006 kur aktori i “Top Gun” vendosi të bënte një hyrje madhështore në një event ku Mission Impossible 3 po shfaqej premierë duke ardhur në tapetin e kuq me Bugatti Veyron me 1000 kuaj fuqi. Me mijëra njerëz të pranishëm, përfshirë shtypin ndërkombëtar, Bugatti nuk mund të kishte kërkuar një publicitet më të mirë për markën.
Por kur Cruise zbriti për të hapur derën për gruan e tij në atë kohë, Katie Holmes, ai u përball me një situatë të sikletshme. Në fakt, atij iu deshën disa përpjekje të dëshpëruara përpara se dera e pasagjerit më në fund të hapej. Tani, dera mund të kishte qëndruar edhe e mbyllur në anën e pasagjerit, por e gjitha kjo ishte një reklamë e keqe për Bugatti-n, gjë që solli edhe kalimin e Tom në listën e zezë nga prodhuesi francez.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co