Bota Kuriozitete Shqiperia

Tom Holland dhe Zendaya janë fejuar! Lajmi konfirmohet nga ylli i “Spider-Man”













































Thashethemet janë të vërteta! Tom Holland e Zendaya janë fejuar zyrtarisht dhe lajmi e ka konfirmuar aktori i Spider-Man, Jacob Batalon.

Tom Holland Zendaya 1

Pas disa javësh spekulimesh, u zbulua se Tom Holland i propozoi për martesë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa Zendaya tregoi unazën me diamant në Golden Globes.

Jacob, i cili luan rolin e Ned në filmat “Spider-Man”, zbuloi lajmin një interviste me Metro ndërsa promovonte filmin e tij të ri “Novocaine”.

Kur u pyet nëse ai dhe Tom kishin planifikuar fejesat e tyre së bashku, meqenëse Jacob i propozoi edhe të dashurës së tij këtë vit, ai qeshi dhe e mohoi.

Tom Holland Zendaya

“Unë definitivisht nuk e dija, ne nuk dinim për planet e njëri-tjetrit”, tha ai. “Por unë e kam menduar i pari!”

Sipas burimeve, Tom u sigurua që t’i bënte gjërat siç duhet. Para se t’i propozonte, ai kërkoi bekimin e familjes së Zendaya, duke e bërë këtë moment edhe më të ëmbël.

Një burim zbuloi për DailyMail.com se propozimi ishte “romantik dhe ndodhi gjatë festave”.

“Zendaya ka marrë gjithçka që ka ëndërruar, dhe martesa me Tomin dhe krijimi i një familjeje është e radhës në listën e saj”.

Tom Holland Zendaya 2

“Ajo e do Tom dhe ai ka qenë me të gjatë gjithë kohës”, tha një burim për mediat e huara rozë. “Ata kanë një romancë unike private”.
Tom Holland Zendaya 3

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts