Bota

“Topi është në anën e opozitës!”- Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Berisha: Qeveria teknike do krijohet më shpejt nga sa është menduar! Edi Rama ka humbur çdo gjë

topi eshte ne anen e opozites mbledhja e kryesise se pd se berisha qeveria teknike do krijohet me shpejt nga sa eshte menduar edi rama ka humbur cdo gje

































Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një lidhje ‘live’ në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është shprehur se qeveria teknike do të krijohet më shpejt nga sa shqiptarët kanë menduar.

sali berisha

“U garantoj shqiptarëve se shumë më shpejt nga sa e mendojnë, qeveria teknike do të krijohet në Shqipëri. Asgjë nuk arrihet pa sakrifica, por asgjë nuk meriton më shumë sakrificën sesa shpëtimi i Shqipërisë nga një regjim që po i shfaros duke i përzënë shqiptarët në vende të tjera”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se tashmë pas bashkimit, opozita duhet të angazhohet dhe do angazhohet në një mobilizim të paparë.

Ndër të tjera, ai u shpreh se “topi është në anën e opozitës” dhe do të fitojë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka humbur çdo gjë.

“U bashkuam, tani duhet të përgatitemi për provën dhe fitoren. Ne bëjmë provë për të fituar dhe ne do fitojmë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës

Nuk ka asnjë motiv dhe asnjë arsye që Edi Rama të vazhdojë të qeverisë më tej përveç dobësisë së opozitës, përveç mungesës së aksionit të opozitës. Opozita duhet të angazhohet dhe do angazhohet në një mobilizim të paparë.

U garantoj shqiptarëve se shumë më shpejt nga sa e mendojnë, qeveria teknike do të krijohet në Shqipëri. Asgjë nuk arrihet pa sakrifica, por asgjë nuk meriton më shumë sakrificën sesa shpëtimi i Shqipërisë nga një regjim që po i shfaros duke i përzënë shqiptarët në vende të tjera, që po shtyp, burgos opozitën dhe zhduk çdo hapësirë demokratike për të.

Meqenëse se jemi në këtë Kampionat futbolli, topi është në anën e opozitës. Edi Rama ka humbur çdo gjë, ligj, moral dhe ka vetëm narkobandat e tij në pushtet dhe jashtë pushtetit që qëndron në zyrë. U bashkuam, tani duhet të përgatitemi për provën dhe fitoren. Ne bëjmë provë për të fituar dhe ne do fitojmë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts