“Topi i Artë” i polemikave, Rodri fiton çmimin më të lakmuar për futbollistët

topi i arte i polemikave rodri fiton cmimin me te lakmuar per futbollistet





































Mesfushori spanjoll Rodri është fitues i Topit të Artë. 28-vjeçari u shpall më i miri në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.

rodriiii

Ai ka lënë pas Vinicius Zhunior dhe Xhud Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti. Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit, Vinicius.

Klubi madrilen, vendosi që të bojkotonte ceremoninë e mbajtur në Paris, me asnjë lojtar, staf ose drejtues që nuk udhëtoi drejt kryeqytetit francez.

Rodri u shpall kampion i Anglisë me Sitin, i cili gjithashtu fitoi dhe Kupën e Botës për Klube me “Qytetarët”, teksa “qershia mbi tortë” për të ishte Europiani i Gjermanisë, ku u shpall kampion me Spanjën.

Renditja

1- Rodri

2- Vinicius

3-Bellingham

4-Karvahal

5 – Erling Haland

6 – Kilian Mbape

7 – Lautaro Martinez

8 – Lamin Jamal

9 – Toni Kros

10 – Herri Kejn

11 – Fil Foden

12 – Florian Virtz

13 – Dani Olmo

14 – Ademola Lukman

15 – Niko Uilliams

16 – Granit Xhaka

17 – Federiko Valverde

18 – Emiliano Martinez

19 – Martin Odegard

20 – Hakan Çalhanollu

21- Bukajo Saka

22- Antonio Rudiger

23 – Ruben Dias

24 – Uilliam Saliba

25 – Kol Palmer

26 – Deklan Rajs

27 – Vitinja

28 – Alehandro Grimaldo

29 – Artem Dovbik, Mats Humels

dfgdfgfdgfdgfdgfdgfdg

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →