Totenhemi “hap thesin” në merkato, klubi londinez zyrtarizon sulmuesin që i kushtoi… 75 milionë euro

totenhemi hap thesin ne merkato klubi londinez zyrtarizon sulmuesin qe i kushtoi 75 milione euro




































Dominik Solanke është lojtari më i ri i Tottenham. Sulmuesi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Burnemuth, për të nisur një të re me skuadrën e “Spurs”. 

 Solanke-780x439

Plot 75 milionë euro ka paguar Totenham për të siguruar shërbimet e anglezit. Në krahun tjetër, ky i fundit ka firmosur një kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030. 

Spurs do të paguajnë 65 milionë euro fillimisht me 10 milionë euro tjera bonuse për Solanken. 

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Dominik Solanke nga Bournemouth. Sulmuesi 26-vjeçar ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Solnake shënoi 19 herë në Ligën Premier sezonin e kaluar, duke përfunduar në vendin e katërt në listën e golashënuesve, ndërsa e mbylli sezonin me 21 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →