Sport

Tradhtia djeg ende, tallje epike e Interit me Lukakun: Jo në shtëpinë time

tradhtia djeg ende tallje epike e interit me lukakun jo ne shtepine time
tradhtia djeg ende tallje epike e interit me lukakun jo ne shtepine time

Tradhtia e Romelu Lukakut i cili nuk pranoi të kthehej te Interi në verë, djeg ende në klubin zikaltër, që ka shfrytëzuar fitoren e mbrëmshme ndaj Romës për një hakmarrje të vogël ndaj ish-sulmuesit.

Lukaku ishte ndër protagonistët negativë në këtë ndeshje, pasi shpërdoroi dy raste të mira për të shënuar, fillimisht me kokë e më pas më këmbë para Zomer. Pikërisht ky rast i dytë, pa se si portieri ndali lojtarin belg duke iu hedhur në këmbë për t’i bllokuar topin.

Pikërisht ky moment është përdorur nga Interi për një tallje epike me Lukakun. Fotoja e atij dyluftimi u publikua pas ndeshjes në rrjetet sociale.
“Not in my house” (Jo në shtëpinë time), shkruhej në atë postim që tregonte se si Zomer i kishte hequr mundësinë belgut për të shënuar./Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts