“Tradhtoi” kolegët duke njoftuar të afërmin të largohej nga parcela me kanabis, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

tradhtoi koleget duke njoftuar te afermin te largohej nga parcela me kanabis pezullohet nga detyra efektivi i policise

































Një punonjës policie i Komisariatit Nr.4 në Tiranë është pezulluar nga detyra pasi mësohet se ka nxjerrë informacion për një aksion policor për kapjen e disa autorëve të kultivimit të një parcele kanabisi.

policia-komisariati4-1024x530

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Tiranë, ka pezualluar nga detyra efektivin me iniciale E.D., 38-vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Efektivi është pezulluar me vendim gjykate, pasi nga hetimet e kryera nga AMP, janë siguruar prova dhe fakte, se e gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati Nr. 4 Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, posedues të një parcele ku kultivohej lëndë narkotike, ky punonjës policie, duke shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës, ka njoftuar njërin prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj punonjësit të policisë E.D., 38 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, janë siguruar prova dhe fakte, të cilat përbëjnë dyshime të bazuara se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, në datë 11.06.2024, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, posedues të një parcele ku kultivohej lëndë narkotike, ky punonjës policie, duke shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës, ka kryer veprime aktive për njoftimin e njërit prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë së dyshuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →