61 masa arresti janë duke u zbatuar momentalisht në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, ku sqarohet se kjo vjen pas një hetimi të gjatë dhe koordinimit mes autoriteteve ligjzbatuese italiane, me Europol, Eurojust, , Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, dhe forcave policore shqiptare, polake dhe zvicerane
Personat janë nën hetim për krijimin e një organizate kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se ka pastruar edhe fitimet nga aktiviteti i paligjshëm.
Organizata dyshohet se ka pastruar fitimet e paligjshme përmes një sistemi të provuar të “faturave për operacione joekzistente”.
Ndaj personave nën hetim janë lëshuar urdhra për sekuestrim parandalues, me qëllim konfiskimin e pasurive me vlerën totale mbi 60 milionë euro, si produkte të veprave kriminale.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co