Autoritetet izraelite, në bashkëpunim me policinë greke, çmontuan një rrjet trafiku droge, i cili transportonte sasi të mëdha në rrugë detare, duke përdorur jahte ose anije turistike.
Njësia Kombëtare për Hetimet Ndërkombëtare (YACHBAL) në bashkëpunim me Departamentin e Koordinimit Operativ të Drejtorisë së Inteligjencës Policore kryen një operacion të fshehtë pasi dyshohej se po bëhej importimi i drogës në Izrael.
Gjatë hetimit doli se të dyshuarit mbanin një rrjet trafikimi të sasive të mëdha nga Evropa në Izrael përmes detit, duke përdorur anije turistike që shkonin në portet izraelite.
Në një bashkëpunimin me EL.AS. u grumbulluan provat dhe u sekuestruan rreth 150 kilogramë lëndë të dyshuara si droga të rrezikshme të llojeve të ndryshme.
Tetë persona u arrestuan gjatë operacionit, duke përfshirë katër të dyshuar izraelitë të moshës nga 30 deri në 40 vjeç.
בפעילות משטרת ישראל ומשטרת יוון נעצרו הלילה חשודים ישראלים בחשד לניהול רשת לייבוא סמים בכמויות גדולות בתווך הימי
היחידה הארצית לחקירות בינלאומיות (יאחב”ל) בלהב 433 בשיתוף המחלקה לתיאום מבצעי בחטיבת המודיעין של המשטרה ביצעה פעילות סמויה בחשד לייבוא סמים על ידי מספר חשודים בתווך… pic.twitter.com/O42GKLFxtC
— משטרת ישראל (@IL_police) August 13, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co