Bota

Trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latinë në Evropë, policia spanjolle arreston 4 persona! Pamjet kur mjeti lundrues fundoset bashkë me drogën

trafik kokaine me nendetese nga amerika latine ne evrope policia spanjolle arreston 4 persona pamjet kur mjeti lundrues fundoset bashke me drogen

































Autoritetet spanjolle thonë se kanë kapur një tjetër nëndetëse të dyshuar për transport droge në Evropë nga Amerika e Jugut. Ndërkohë në pranga janë vënë katër shtetas kolumbianë që ndodheshin në anije.

nendetese me droge

Autoritetet spanjolle thonë se personat fundosën nëndetësen, ndërsa ekuipazhi u shpëtua.

Për shkak të karakteristikave të varkës dhe sjelljes së ekuipazhit, autoritetet besuan se ajo transportonte kokainë, tha Garda Civile në një deklaratë të mërkurën.

Ekuipazhi doli i sigurt ndërsa nëndetësja u mbyt me ngarkesën e saj, shtohet në deklaratë.

Anija është e ngjashme me ato të kapura nga autoritetet në operacionet e mëparshme në Spanjën veriperëndimore në vitin 2019 – kur u konfiskuan tre ton kokainë – dhe vitin e kaluar.

Anije të ngjashme janë zbuluar në Oqeanin Atlantik, veçanërisht afër Amerikës Qendrore dhe Jugore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts