Trafikoi mbi 1 ton kokainë, ish-lojtari i kombëtares holandeze arrestohet në Dubai

trafikoi mbi 1 ton kokaine ish lojtari i kombetares holandeze arrestohet ne dubai
trafikoi mbi 1 ton kokaine ish lojtari i kombetares holandeze arrestohet ne dubai

Nuk është rasti i parë, por përfundimi pak a shumë i njëjtë. Kuincy Promes, ish-lojtari i Seviljas, i cili aktualisht luan për Spartakun e Moskës, është arrestuar në aeroportin e Dubait me kërkesë të prokurorëve holandezë, të cilët e dënuan futbollistin 32-vjeçar me 6 vite burg për rolin e tij në një grup trafikimi droge.

Ai thuhet se ka trafikuar 1370 kilogramë kokainë. Futbollisti nga Amsterdami, i cili ka luajtur 50 ndeshje me Holandën, u dënua edhe vitin e kaluar për therjen me thikë të kushëririt të tij. Fillimisht u duk se Promes mund ta shmangte ekstradimin nga Dubai në Holandë, për shkak të ndërhyrjes së niveleve më të larta të qeverisë ruse, por më në fund futbollisti u arrestua dhe qeveria e Holandës do të kërkojë ekstradimin e tij.

“NL Times” shkruan se prokurorët raportuan: “Quincy Promes ndihej i paprekshëm si në Rusi, ashtu edhe jashtë saj”. Prokuroria holandeze raporton se “sipas disa raporteve, i arrestuari ishte duke qëndruar në një vend luksoz në Dubai. Megjithatë, ai është ndaluar falë përpjekjeve të autoriteteve të të dy vendeve.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →