Bota Shqiperia

Trafiku i drogës, arrestohen 5 shqiptarë dhe 1 gjerman/ Sekuestrohet kokainë dhe heroinë

trafiku i droges arrestohen 5 shqiptare dhe 1 gjerman sekuestrohet kokaine dhe heroine
trafiku i droges arrestohen 5 shqiptare dhe 1 gjerman sekuestrohet kokaine dhe heroine

Policia kantonale e Solothurnit ka arritur të godasë trafikun e organizuar të drogës. Pas hetimeve të gjera, së bashku me prokurorinë publike në kantonin Solothurn, ajo arriti të arrestojë gjashtë të dyshuar si shitës droge në Grenchen.

Gjatë kontrollit të shtëpive, u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë, tre kilogramë prerës dhe më shumë se 20 mijë franga cash.

Personat e akuzuar janë 5 shqiptarë të moshës 19 deri në 38 vjeç dhe një gjerman 56-vjeçar.

Gjashtë burrat janë aktualisht në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts