Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku si pasojë e mos marrëveshjeve mes dy vëllezërve, njëri prej tyre ka vrarë tjetrin me thikë.
Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Kompleksin Ramiz Sadiku në Prishtinë.
Raportohet se autori i dyshuar pasi ka goditur për vdekje të vëllanë është arrestuar dhe është duke u trajtuar në spital, pasi dhe ai ka marrë lëndime në trup.
“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momenti janë duke u kry ekzaminimet e duhura, në gjendje stabile është”, tha Drejtori i Emergjencës për Express.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co