Të paktën 550 besimtarë kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme gjatë haxhit, pelegrinazhi kryesor mysliman në Arabinë Saudite perëndimore. Mësohet se shumica prej tyre ishin egjiptianë.
Pelegrinazhi vjetor, i cili u mbajt nga e premtja deri të dielën, u zhvillua ndërkohë që në planet janë regjistruar temperaturat më të larta.
Temperatura në Mekë shkoi në 51.8 grade celcius.
“323 pelegrinë nga Egjipti kanë vdekur, shumica dërrmuese për shkak të temperaturave shumë të larta”, thanë për AFP të martën dy diplomatë arabë, të cilët folën në kushte anonimiteti.
“Ata humbën jetën të gjithë për shkak të vapës, me përjashtim të njërit që vdiq pasi u plagos kur u shkel nga një turmë”, tha një nga burimet.
Haxhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe besimtarët që janë të aftë duhet të bëjnë pelegrinazhin madhështor të paktën një herë në jetën e tyre.
Por ky tubim fetar po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike. Një studim saudit i publikuar në maj sugjeroi se temperaturat në vendet ku mbahen ceremonitë po rriten me 0.4°C çdo dhjetë vjet.
Autoritetet saudite i kishin këshilluar besimtarët të përdorin çadra, të pinë shumë ujë dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co