Tragjedia me disa viktima në Cetinje, qeveria e Malit të Zi shpall tre ditë zie kombëtare, anulohen të gjitha shfaqjet e planifikuara për Vitin e Ri

tragjedia me disa viktima ne cetinje qeveria e malit te zi shpall tre dite zie kombetare anulohen te gjitha shfaqjet e planifikuara per vitin e ri











































Pas ngjarjes tragjike me shtatë viktima në Cetinje, Qeveria e Malit të Zi ka shpallur ditë zi 2, 3 dhe 4 janar. Po ashtu, u është bërë apel komunave që të anulojnë shfaqjet dhe koncertet e planifikuara për mbrëmjen e 1 janarit. 

5615801_viber-image-20250101-195544964_ls

Kryeministri Milojko Spajic ka deklaruar se të gjitha njësitë e sigurisë janë mobilizuar në Cetinje dhe po punojnë për kapjen e autorit, ndërsa ka shprehur shpresën që mjekët do të arrijnë të shpëtojnë jetën e të plagosurve, të cilët janë në gjendje kritike.

Gjithashtu, pritet mbajtja e një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet, mes tjerash, edhe mundësia e ndalimit të plotë të armëmbajtjes në vend.

“Një tragjedi e tmerrshme, e cila na preku të gjithëve. Të gjitha njësitë në dispozicion ndodhen në Cetinje dhe janë në kërkim të autorit. Shpresoj që mjekët të shpëtojnë jetën e të plagosurve, të cilët janë në gjendje të rëndë. Do të mbajmë edhe një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do të shqyrtojmë opsione të shumta, duke përfshirë ndalimin e plotë të armëmbajtjes, sepse pas kësaj duhet të pyesim veten se kush lejohet të ketë armë në Mal të Zi”, tha kryeministri Milojko Spajic.

Në shenjë zie, flamuri do të vendoset në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe shtetësinë.

Programet publike, kulturore dhe argëtuese nuk do të zhvillohen në ambiente publike dhe muzika do të ndalohet në objektet e mikpritjes.

Sipas raportimeve, në mesin e viktimave ka dy fëmijë të mitur, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviç, ka njoftuar se në tragjedi ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.

Ndërkohë, katër persona të cilët besohet se janë plagosur nga i dyshuari Martinovic, janë dërguar në spital.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

Autori, Aco Martinoviç
Autori, Aco Martinoviç

Policia ka nisur verifikimet për kapjen e autorit të tragjedisë, i identifikuar si Aco Martinoviç.

Policia u ka kërkuar qytetarëve të Cetinjës, që të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve kriminale, por është një incident i izoluar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →