Tragjike në Indi! Zjarri në parkun argëtues u merr jetën 22 personave, mes tyre dhe fëmijë

tragjike ne indi zjarri ne parkun argetues u merr jeten 22 personave mes tyre dhe femije































BBC raporton se 22 persona kanë vdekur në një “zjarr masiv” në një park argëtues në Indi.

indu

Disa nga viktimat raportohet të jenë fëmijë, sipas mediave lokale.

Flakët dhe një shtëllungë e madhe tymi shiheshin duke u ngritur në qiell, nga vendngjarja në Rajkot, në shtetin perëndimor të Gujarat.

Zjarri tashmë është nën kontroll dhe ka nisur kërkimi për persona të tjerë. Ekziston frika se më shumë viktima mund të jenë të bllokuar nën rrënojat, duke përfshirë fëmijë.

Policia lokale tha se identifikimi i trupave të djegur rëndë ishte i vështirë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga zjarri në Rajkot dhe tha se mendimet e tij ishin me ata që kishin humbur të dashurit.

skynews-india-fire_6565840 skynews-india-fire_6565838 skynews-india-fire_6565858

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co