Tragjike në Kanalin Anglez/ Mbytet varka e vogël, vdes 7-vjeçarja

tragjike ne kanalin anglez mbytet varka e vogel vdes 7 vjecarja
tragjike ne kanalin anglez mbytet varka e vogel vdes 7 vjecarja

ANGLI – Një vajzë shtatëvjeçare ka vdekur, pasi një varkë e vogël që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore. Zyrtarët thanë se anija mbante 16 emigrantë kur u mbyt, disa kilometra larg brigjeve të Dunkirk. “Varka nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.

Autoritetet shtuan se prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk. Autoriteti lokal Préfet du Nord tha se policia dhe zjarrfikësit u lajmëruan për varkën e përmbysur, nga një këmbësor.

Në një deklaratë u tha se zyrtarët besonin se anija ishte me siguri e vjedhur dhe nuk ishte mjaft e madhe për të mbajtur numrin e njerëzve në bord. “Një çift, origjina e të cilëve po përcaktohet, me katër fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord”, thanë nga Préfet du Nord.

“Vajza e vogël e çiftit, 7 vjeçe, vdiq nga mbytja”.

Préfet du Nord tha se dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël u dërguan në spital, por gjendja e tyre nuk ishte kërcënuese për jetën. Prokurorët në Dunkirk thanë gjithashtu se disa persona janë në paraburgim për incidentin, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Kjo vdekje vjen pasi tre emigrantë vdiqën të mërkurën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez, pasi varka e tyre u gjend në vështirësi. Kjo ishte një nga disa incidente, me gjithsej 249 persona të shpëtuar gjatë gjithë ditës. Shifrat e Home Office tregojnë se më shumë se 2,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →