Tragjike! Ra nga lartësia e pallatit, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare në Itali

tragjike ra nga lartesia e pallatit humb jeten 14 vjecarja shqiptare ne itali





































Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, vdiq mëngjesin sot (25 tetor) në Piacenza të Italisë  pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh.

ambulanca

Rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.

Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar një shoqe bashkëmoshatare me 14-vjeçaren, për ta marrë në pyetje,

Trupi i vajzës u dërgua në qendrën e Mjekësisë Ligjore në Pavia për të kryer analizat.

Hetimet e Prokurorisë

Nga sa bëjnë me dije mediat italiane, Prokuroria për të Mitur të Bolonjës vijon në shkallë të parë, duke koordinuar hetimet e njësisë hetimore të Karabinierëve të Piacenza-s, në bashkëpunim me Prokurorinë e Piacenzës. Nga ana e hetuesve ka konfidencialitet lidhur me drejtimin e hetimeve. Hetimet u kryen nga policia, e cila intervistoi disa dëshmitarë, mes tyre edhe një adoleshente tjetër, e cila me sa duket ishte me vajzën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →