Tragjike/ U godit me thikë së bashku me foshnjën e saj gjatë sulmit në qendrën tregtare, ndërron jetë nëna 38-vjeçare

tragjike u godit me thike se bashku me foshnjen e saj gjate sulmit ne qendren tregtare nderron jete nena 38 vjecare
tragjike u godit me thike se bashku me foshnjen e saj gjate sulmit ne qendren tregtare nderron jete nena 38 vjecare

Ka ndërruar jetë nëna 38-vjeçare, e cila u godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction, në Sidnei të Australisë.

Ajo u plagos me thikë së bashku me foshnjën e saj 9-muajshe nga një 40-vjeçar, por se nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve që kishte marrë. Kështu, gruaja ka humbur jetën.

Policia dhe shërbimet në spital kanë thënë se viktima të sulmit të tmerrshëm janë 5 gra dhe një burrë. Si gruaja, edhe fëmijët janë qëlluar me thikë nga 40-vjeçari, por se nëna ua dhuroi foshnjën dy burrave, që ishin aty për ta ndihmuar, shkruajnë mediat e huaja.

38-vjeçarja u dërgua në Spitalin St Vincent, por nuk mbijetoi dot. Foshnja iu nënshtrua një operacioni, për shkak të dëmtimeve në bark dhe është në gjendje të rëndë për jetën, së bashku me 7 persona të tjerë.

Autori, që ishte i njohur për policinë, u vra nga efektivët. Zëdhënësja e policisë ka konfirmuar se sulmi nuk ishte terrorist. Kjo ishte ndër ngjarjet më të rënda në Sidnei prej shumë vitesh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →