Trajneri Ançeloti kritika ekipit pas barazimit me Majorkën: Nuk kemi luajtur mirë

trajneri anceloti kritika ekipit pas barazimit me majorken nuk kemi luajtur mire





































Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka qenë jo fort i kënaqur me paraqitjen e bërë nga skuadra e tij në barazimin kundër Majorkës. Ai ka vënë dhe njëherë në dukje mungesën e ekuilibrit në skuadër, që mund t’i kishte kushtuar jo pak në fundin e takimit.

anceloti

DEBUTIMI – “E filluam mirë. Kaluam përpara dhe patëm mundësinë të shënonim të dytin. Megjithatë nuk ishte një ndeshje e mirë, sepse na mungonte ekuilibri. Ishte një ndeshje në të cilën rrezikuam edhe të humbnim”.

BARAZIMI – “Vitin e kaluar e nisëm kundër Bilbaos dhe do të isha i kënaqur edhe me barazim. Kundër Majorkës ishte ndryshe, nuk jam i kënaqur sepse mund të bënim shumë më mirë. Duhet të kishim një qasje ndryshe ndaj takimit. Gjithsesi, unë mendoj se nga ky barazim mund të mësojmë shumë, sepse besoj se është e qartë se ku qëndron problemi”.

GABIME NË MBROJTJE – “Aspekti i mbrojtjes nuk ka qenë i mirë. Ka qenë e vështirë për ne të rikuperojmë topin, të bëjmë presion pasi humbisnim topin. Ajo që flasim mbi të gjitha është mungesa e qëndrimit dhe angazhimit kolektiv”.

PJESA E DYTË – “Skuadra ishte shumë e hapur. Nuk ishim të bashkuar. Nuk ishte një problem fizik apo mendor, por thjesht një problem për ta kërkuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →